Procedura për themelim të firmës në Republikën e Maqedonisë është mjaftë e thjeshtë, duke vizituar një sportel të vetëm, përmes sistemit one-stop-shop për regjistrim të kompanive në Regjistrin Qendrorë të Republikës së Maqedonisë, por edhe përmes 28 zyrave të integruara elektronike, të lokalizuara në tërë territorin e Maqedonisë. Kompanitë e huaja mund të regjistrojnë kompanitë e tyre edhe përmes mënyrës elektronike, duke filluar nga viti 2012. Kjo reformë, mundëson regjistrimin e firmave drejtpërdrejtë nga shteti prej nga vijnë investitorët, në këtë mënyrë eliminohet nevoja për prezencën fizike në qytetin e Shkupit dhe në Maqedoni, gjatë procesit të regjistrimit të kompanisë.
Koha e nevojshme për regjistrim të kompanisë është 4 orë. Në praktikë, kjo mund të zgjasë më shumë 1 – 2 ditë pune. Në këtë mënyrë, në masë të konsiderueshme zvogëlohen barrierat administrative si dhe shpenzimet për fillimin e biznesit.
Kompensimi i nevojshëm për Regjistrin qendrorë për regjistrim të Shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar është rreth 40 €. Përskaj këtij shpenzimi, janë të mundshme edhe shpenzimet plotësuese minimale për përkthime gjyqësore si dhe për verifikim të dokumenteve të nevojshme nga ana e noterit, që kushton rreth 3 € deri në 5 € për faqe.
Dokumentacioni i nevojshëm për regjistrim të kompanisë në Regjistrin qendrorë është me sa vijon:
Dokumentacioni
- Fletëparaqitja për regjistrim;
- Kontrata për shoqërinë, përkatësisht deklarata për themelim të shoqërisë, me të gjitha dokumentet shtojca, duke e përfshirë këtu edhe autorizimin për personin e autorizuar, të verifikuar nga ana e noterit;
- Kopje të pasaportave ose të letër njoftimit, nëse themeluesi është personi fizik, dhe ndonjë dokument tjetër për përcaktim të identitetit – që është në fuqi në shtetin prej nga vjen themeluesi, si dëshmi për regjistrimin e firmës, nëse si themelues paraqitet personi juridik;
- Dëshmi nga banka e autorizuar për realizimin e qarkullimit pagesorë, për atë se secili prej themeluesve ka realizuar pagesën në shumën prej së paku të një të tretës së depozitimit monetarë;
- Dëshmi se është realizuar pagesa e së paku gjysmës së kryegjësë themelore;
- Nëse regjistrohen depozitime jo monetare – atëherë duhet të dorëzohen kontratat me të cilat përcaktohen dhe zbatohen të njëjtit;
- Vendimi për zgjedhjen e drejtuesit të firmës;
- Deklarata nga çdo drejtues i shoqatës, se e pranon zgjedhjen – të vërtetuara nga ana e noterit;
- Vendimi për zgjedhjen e anëtarëve të këshillit mbikëqyrës;
- Dëshmi për pronësinë, në të cilën është realizuar edhe regjistrimi në librin publik për evidencën e sendeve të palëvizshme, dhe nëse regjistrohet ndonjë send i lëvizshëm për të cili në pajtim me ligjin është përcaktuar obligimi për evidentimin e tij (regjistri), në atë rast duhet të dorëzohet edhe dëshmia për të drejtën e pronësisë mbi sendin e lëvizshëm;
- Leja, ose ndonjë akt tjetër i organit shtetërorë, ose i ndonjë organi tjetër kompetent, nëse ky obligim është përcaktuar me ligjin për regjistrim të shoqërisë në regjistrin tregtarë;
- Deklarata nga ana e përfaqësuesit në pajtim të ligjit për personat juridik, përkatësisht deklarata nga personi fizik, e verifikuar nga ana e noterit, përkatësisht dorëzimi i dëshmisë se nuk ekzistojnë pengesa që të i njëjti të bëhet themelues i shoqërisë, në pajtim me nenin 29 të Ligjit për Shoqëritë Tregtare.
- Deklarata me të cilën theksohen veprimet e realizuara me qëllim që në mënyrë të rregullt të themelohet shoqëria tregtare dhe me të cilën deklaratë do të theksohet deklarata se shoqërinë e kanë themeluar në pajtim me ligjin dhe se të dhënat që ofrohen në shtojcat (korrigjimet dhe dëshmitë) të cilat i dorëzojnë së bashku me fletëparaqitjen për regjistrim të themelimit në regjistrin tregtarë, janë të vërteta dhe se të njëjtit janë në pajtim me ligjin. Deklarata mund të dorëzohet në trajtë të shkruar ose në formë elektronike përmes sistemit një sportelorë në pajtim me Ligjin për të dhënat në trajtë elektronike dhe për nënshkrim elektronik, si dhe në pajtim me Ligjin për Regjistrin qendrorë të Republikës së Maqedonisë dhe në pajtim me dispozitat për sistemin një sportelorë. Deklarata verifikohet te noteri, përkatësisht e njëjta nuk verifikohet në rastet kur ajo dorëzohet në formë elektronike përmes sistemit një sportelorë (neni 32 i Ligjit për Shoqëritë Tregtare);
- Drejtuesi, përkatësisht personat të cilët sipas kontratës për themelim të shoqërisë, janë të autorizuar për përfaqësimin e saj duhet ti dorëzojnë nënshkrimet e tyre – të verifikuar nga ana e noterit. Personat nga shtetet e huaja, mund të ofrojnë nënshkrimin e verifikuar nga ana e organit kompetent në shtetin amë të tyre. Nënshkrimi nuk verifikohet nga ana e noterit nëse i njëjti dorëzohet në formë elektronike, në pajtim me Ligjin për të dhënat në trajtë elektronike dhe për nënshkrimin elektronik;
- Shtojcat, mund të dorëzohen në trajtë elektronike në pajtim me Ligjin për të dhënat në trajtë elektronike dhe për nënshkrimin elektronik si dhe në pajtim me Ligjin për sistemin një sportelorë dhe ligjin për drejtim të regjistrit tregtarë dhe regjistrin e personave të tjerë juridik.
Kryegjëja themelore e shoqërisë përbëhet nga shuma e depozitimeve të bashkë ortakëve. Depozita e bashkë ortakut mund të jetë e natyrë monetare dhe jo monetare. Depozitimet në tërësi regjistrohen para dorëzimit të fletëparaqitjes për regjistrim të themelimit të shoqërisë.
Kapitali minimal i cili nevojitet për themelimin e kompanisë me përgjegjësi të kufizuar, të regjistruar si investim i drejtpërdrejtë i huaj, Në afat prej një viti nga data e themelimit është 5.000 euro si kontribut monetarë në ndonjërën prej bankave vendore, në llogaritë e përkohshme.
Për veprimtaritë e fushave të caktuara siç janë: farmacia, veprimtaria bankare, sigurimet dhe aktivitetet arsimore, procesi i regjistrimit të kompanisë është i përcjellë edhe me licencimin nga ana e autoriteteve relevante. Të punësuarit në Regjistrin Qendrorë janë të trajnuar që ti udhëzojnë kompanitë e reja të regjistruara deri te trupat ose deri te institucionet përkatëse, për licencimin e tyre.
Vizat punuese / jepet e punës
Banorët e shteteve të huaja, me lehtësi mund të punësohen në Republikën e Maqedonisë, pas marrjes së vizës përkatëse ose të lejes nga Ministria për punë të jashtme, përkatësisht nga përfaqësitë diplomatike – konsullare në shtetet e huaja.
Nënshtetasit e shteteve – anëtare të Bashkimit Evropian, ose të shteteve që përfshihen nga Marrëveshja e Shengenit, mund të hyjnë në Republikën e Maqedonisë, me prezantimin e letërnjoftimit me vlefshmëri, të dhënë nga organet kompetente të shteteve – anëtare të Bashkimit Evropian ose të shteteve të përfshira nga Marrëveshja e Shengenit.
Dhënia e vizave për nënshtetasit e shteteve të huaja
- Vizat jepen vetëm në ambasadat ose në konsullatat e Republikës së Maqedonisë në shtetet e huaja;
- Afati i vlefshmërisë së pasaportës ose i ndonjë dokumenti tjetër për udhëtim të cilin e posedon parashtruesi i kërkesës, duhet të jetë së paku 3 (tre) muaj;
- Kërkesa mund të dorëzohet deri te ambasada / konsullata e Republikës së Maqedonisë, përmes postës ose përmes faksit, në këtë rast parashtruesi i kërkesës duhet personalisht të drejtohet për fitimin e vizës;
Duke e shfrytëzuar listën e përfaqësive diplomatike – konsullare të Republikës së Maqedonisë në shtetet e huaja (që mund të gjendet në Ministrinë për punë të jashtme), kandidatët mund të zgjedhin ambasadën / konsullatën e cila më mirë u përshtatet që të dorëzojnë kërkesën për fitin e vizës.
Nënshtetasit e huaj në Republikën e Maqedonisë, mund të pajisjen me dy lloje të lejeve:
- Lejen për angazhim pune, dhe
- Lejen për qëndrim.
Qasja deri te informacionet për partnerët dhe furnizuesit potencial
Me zhvillimin e parimeve për transparencë dhe për qasje, Qeveria mundëson që subjektet ekonomike të gëzojnë qasjen deri te informacionet e sakta dhe të rëndësishme për partnerët potencial afarist. Regjistri Qendrorë, disponon me një bazë e cila karakterizohet qasje të lehtë të bazës për të dhënat lidhur me kompanitë, që është e lidhur me Regjistrin Evropian Afarist.
Identifikimi i padyshimtë i kompanive, sigurohet në mënyrën që sigurohet ndarja e numrit të vetëm të amës për personat juridik të regjistruar, më pas përcaktohet edhe kodi dhe titulli i aktivitetit ose të veprimtarisë kryesore të regjistruar që është në e harmonizuar me Klasifikimin Kombëtarë të veprimtarive, kodi i formës organizative të subjektit të regjistruar, gjatë kësaj ndahet edhe numri i vetëm tatimorë dhe qasja deri te llogaria bankare e zgjedhur nga ana e personit juridik të regjistruar.