05/08/2016

Tatimet

          Në pajtim me procesin e përgjithshëm të decentralizimit të Republikës së Maqedonisë, një prej dimensioneve kryesore është edhe decentralizimi fiskal, përkatësisht autonomia e fiskalizimit që është në kompetenca të vetëqeverisjeve lokale.

           Për importimin e repro materialeve, pajisjeve dhe të materialeve ndërtimore, nuk realizohet pagesa e doganave dhe e tatimeve lidhur me vlerën e shtuar.
Lartësia e tatimeve të përkufizuara në nivel lokal dhe taksat, efikasiteti i përkufizimit të tyre dhe dhënia e lejeve dhe i dokumentacionit për fillim të bizneseve të reja, si dhe zgjerimi i veprimtarisë ose i vëllimit të bizneseve ekzistuese (firmave) paraqesin një prej faktorëve kryesorë të mjedisit të volitshëm afarist që ofrohet në Qytetin e Shkupit.

         Përskaj transferimeve nga buxheti i pushtetit qendrorë, që pasojnë në pajtim me Ligjin për financim të njësive të vetëqeverisjes lokale (NJVL), edhe një pjesë e ligjeve tjera dhe legjislativi përcjellës, u mundëson NJVL praktikimin e autonomisë financiare si dhe përcaktimin e lartësisë së këtyre tatimeve dhe taksave në nivelin lokal:

  • – Tatimet për pronën e patundshme, dhuratat dhe trashëgimitë (Ligji për tatimet e pronës)
    – Taksat Komunale për kyçje dhe për shfrytëzim të gjitha llojeve të infrastrukturë komunale (Ligji për taksat komunale), dhe
    – Taksat administrative (Ligji për ndryshimet e ligjit për taksat administrative).

Tatimet në Republikën e Maqedonisë

Tatimet  
ZZHTI Jashtë ZZHTI
Tatimi i fitimit 0% për 10 (dhjetë) vitet e para 10%
Tatimi personal i të ardhurave 0% për 10 (dhjetë) vitet e para 10%
Tatimi i vlerës së shtuar 0% 18%
Tatimi i pronës 0% 0.1% – 0.2%
Akcizat 0% 5% – 62%

Shkallët doganore në Republikën e Maqedonisë

Prodhimi Shkallët doganore
TIRZ Jashtë TIRZ
Repro materiale 0% Deri më 15%
Pajisjet 0% 5% – 20%