Republika e Maqedonisë dhe në veçanti qyteti i Shkupit si kryeqytet i Maqedonisë, disponon me fuqi të krahut të punës, të arsimuar dhe me kualifikime të larta arsimore e cila u qëndron në qasje dhe diskonim investitorëve. Bruto paga mesatare mujore është 506 euro (kjo shumë përfshin: neto pagën, tatimin personal dhe kontributet sociale për sigurim social dhe pensional). Paga minimale për çdo profesion përkufizohet përmes marrëveshjeve kolektive.
Standardet arsimore të institucioneve të larta teknike janë të njëjta me standardet e shteteve të Evropës Perëndimore. Punëtorët e përkrahin arsimimin e vazhdueshëm dhe mësimin gjatë tërë jetës dhe me sukses i përfundojnë trajnimet profesionale. Qeveria, gjithashtu e përkrah procesin e trajnimeve të vazhdueshme të fuqisë punëtore dhe me këtë u ndihmon investitorëve.
Ligji i miratuar para ca kohe që trajton marrëdhëniet e punës, është i përpiluar në pajtim me standardet e Bashkimit Evropian. Ky ligj mundëson kushtet për fleksibilitet më të madh si dhe ofron mundësi për kontrata të ndryshme dhe fleksibile si dhe orarin fleksibil të angazhimit punues. Gjithashtu, reformat në këtë fushë e përfshijnë edhe implementimin e programeve trajnuese, përkrahjen e sipërmarrësish si dhe në përgjithësi përmirësimin e klimës afariste në shtetin tonë.
Marrëveshjet kolektive, të lidhura në nivel të shtetit, i rregullojnë të drejtat për punësim, si dhe obligimet dhe përgjegjësitë e punëdhënësve dhe punëtorëve.
Me ligjin për punësime dhe për angazhim punues të nënshtetasvetë huaj në Republikën e Maqedonisë. Sipas dispozitave të këtij ligji, nënshtetasit e shteteve të huaja ose personat pa nënshtetësi, mund të punësohen në Republikën e Maqedonisë, pas sigurimit të lejes për angazhim punues. Agjencia për punësim e Republikës së Maqedonisë e ofron lejen e punës pas dorëzimit të kërkesës nga ana e punëdhënësit.
Enti shtetërorë për statistikë, Bruto paga mesatare mujore, muaji shkurt i vitit 2015.