Aeroportet

         Në Republikën e Maqedonisë, ekzistojnë dy aeroporte ndërkombëtare: në Shkup dhe në Ohër. Përmes këtyre aeroporteve, Maqedonia dhe Qyteti i Shkupit janë të lidhura me lidhje të drejtpërdrejta dhe të rregullta me disa prej qendra më të mëdha transportuese në Evropë: Londër,  Vjenë, Romë, Cyrih, Dyseldorf, Pragë, Budapest, Lubjanë, Zagreb, Beograd, Stamboll dhe etj. Aero kompania e Turqisë “TAV” është operatori i ri dhe menaxhues i sistemit të maqedonas të aeroportit, prej vitit 2008, pas fitimit të së drejtës për koncesionin 20 – të vjeçar nga qeveria e Maqedonisë.

        Sipas kontratës për koncesion, “TAV” është e obliguar që ti modernizoj dy aeroportet ndërkombëtare “Aleksandri i Madh” në Shkup, dhe aeroportin “Shën Pjetri” në Ohër, si dhe të ndërtoj një kargo – aeroport të ri në qytetin e Shtipit.

        Për qytetin e Shkupit, me rëndësi të madhe është afërsia me aeroportin “Aleksandri i Madh” i cili gjendet në një largësi prej 20 kilometrave.

Aeroporti “Aleksandri i Madh”, përskaj transportit të udhëtarëve, i ofron edhe këto shërbime vijuese :
• Pranimin dhe dorëzimi i dërgesave për aeroplanët udhëtues;
• Pranimi dhe dorëzimi i dërgesave për kargo aeroplanët;
• Shërbime transportuese me kamionë (RFS) për dërgesat tjera ose me aeroplan

Të gjitha aktivitetet zhvillohen në pajtim me standardet IATA.

  • Pranimi dhe dorëzimi i dërgesave dhe i postës
  • Pranimi dhe dorëzimi i dërgesave speciale (DG, VAL, AVI dhe të tjera)
  • Përgatitja e dokumenteve;
  •  Kontrollimi me rëntgen i mallrave;
  • Kontrollimi doganor;
  • Inspektimi kufitar;
  •  Servisimi i dërgesave tranzitore me kamion / aeroplan;
  • Shërbime tjera sipas marrëveshjes paraprake.

 

Kargo qendra ofron përkrahje logjistike para dhe pas aero transportit (landside handling):
• Përgatitja e dërgesave për aerotransportit;
• Deponimi doganor;
• Ri paketimi i mallrave.