Tubacionet e naftëpërçuesve dhe gazpërçuesve

Tubacioni i gazpërçuesit
Sistemi i gazpërçuesit, që ka kapacitet prej 800 milionë m³ në vit, është pjesë e Korridorit 8. Gjatësia e gazpërçuesit magjistral është rreth 98 km, dhe i njëjti shtrihet prej kufirit me Bullgarinë deri në Shkup. Rrjeti tani më i themeluar i distribuimit është në gjatësi prej 26 kilometrave, rrjeti i gazpërçuesit në qytet është me gjatësi prej 31,5 kilometra.
Zhvillimi i planifikuar i tërë rrjetit të gazpërçuesit në Republikën e Maqedonisë, fokusohet në ndërtimin e objekteve të reja për prodhimtari të energjisë elektrike dhe / ose i energjisë së ngrohtësisë deri te shpenzuesit potencial, si dhe sendërtimi i tërë rrjetit të gazpërçuesit në rajon dhe më gjerë.

Tubacioni i naftëpërçuesit
Tubacioni i naftëpërçuesit Selanik (Greqi) –Shkup (Maqedoni) është me gjatësi prej 212,6 kilometra shfrytëzohet për transportimin e naftës së papërpunuar nga limani në Selanik deri te rafineria e Shkupit. Tubacioni i naftëpërçuesit është i ndërtuar gjatë vitit 2002, përgjatë Korridorit 10 dhe i njëjti është me kapacitet prej 360 m³ /h, përkatësisht 2,5 milionë tonelata në vit.