Republika e Maqedonisë, karakterizohet me një rrjet të zhvilluar rrugorë, me një gjatësi prej 14.199 km , që në vete përfshin rrugët automobilistike, rrugët magjistrale dhe rrugët lokale. Boshtet kryesore të rrjetit të rrugëve shtetërore, janë dy Korridoret Pan – Evropiane: Korridori VIII (lindje – perëndim) dhe Korridori X (veri – jug). Shteti në mënyrë të vazhdueshme investon në infrastrukturën rrugore, në pajtim me Strategjinë Kombëtare transportuese, të përpiluar nga Ministria për transport dhe lidhje, me ndihmën e BE-së. Projektet e reja dhe mirëmbajtja e rrjetit rrugorë, realizohet në pajtim me programin vjetor për investimet publike.
Në pajtim me legjislativin në fuqi, Ndërmarrja publike për rrugët shtetërore është organi përgjegjës për menaxhim, ndërtim, rikonstruksion, mirëmbajtje dhe mbrojtje të rrugëve shtetërore në Republikën e Maqedonisë. Për momentin, gjatësia e përgjithshme e rrjetit rrugorë në shtetin tonë është 14.199 km, prej të cilave 259 km janë të klasifikuara si rrugë automobilistike, 908 km u përkasin rrugëve magjistrale, 3.778 km u takojnë rrugëve rajonale dhe 9.513 km janë rrugë lokale.
Njësoj si në shtetet tjera, ashtu edhe në Republikën e Maqedonisë, transporti rrugorë ka pjesëmarrje më të madhe në transportin e përgjithshëm të mallrave dhe të udhëtarëve. Në strukturën e transportit të mallrave që transportohen nëpër rrugët e Republikës së Maqedonisë, transporti kombëtarë dominon mbi transportin ndërkombëtarë dhe transportin tranzituese. Gjithashtu, transporti rrugorë, dominon mbi transportin hekurudhorë.
Rrjetin rrugorë në Rajonin e Shkupit e përbëjnë: rrugët magjistrale, rajonale dhe rrugët lokale. Rrugët magjistrale dhe rajonale janë në një gjatësi të përgjithshme prej 361,46 km prej të cilave 339,74 km janë rrugë të asfaltuara, 5,17 km janë me konstruksion makadamik të rrugëve automobilistike, kurse 16,55 kilometra janë me bazamente nga dheu dhe u takojnë rrugëve të padepërtueshme.
Në lidhje me infrastrukturën, qyteti i Shkupit gjendet në boshtin e njërit prej korridoreve më të rëndësishme komunikuese të komunikacionit ndërkombëtarë, Korridorit Pan – Evropian 10 (veri – jug).
Në tabelën është prezantuar pasqyra e distancës dhe e çmimeve të transportit në Qytetin e Shkupit, deri te destionacionet e ndryshme në suaza të rajonit dhe Evropës.
Tabela 10. Distancat dhe çmimet e transportit për shleperët prej 20 tonelata nga Shkupi
Destinacioni | Distanca (km) | Orët | Kufijtë | Nga ShkupiEUR |
Kragujevci, Serbia | 320 | 6 | 1 | 670 |
Pitesti, Romania | 730 | 8 | 2 | 1,050 |
Budapesti, Hungaria | 800 | 11 | 2 | 1,000 |
Gebze, Turqia | 850 | 12 | 2 | 1,100 |
Lubjana / Novo Mesto, Sllovenia | 950 | 15 | 3 | 1,000 |
Vjena, Austria | 1,200 | 14 | 2 | 1,250 |
Ostrava, Çekia | 1,300 | 16 | 2 | 1,550 |
Munihu, Gjermania | 1,370 | 17 | 2 | 1,350 |
Aksaraji, Turqia | 1,470 | 18 | 2 | 1,600 |
Milano, Italia | 1,500 | 19 | 3 | 1,350 |
Shtutgardi, Gjermania | 1,600 | 19 | 2 | 1,450 |
Frankfurti, Gjermania | 1,700 | 20 | 2 | 1,500 |
Kylni, Gjermania | 1,900 | 24 | 2 | 1,550 |
Batili, Franca | 2,000 | 26 | 2 | 1,700 |