Infrastruktura hekurudhore në Republikën e Maqedonisë është themeluar qysh në vitin 1873, në kohën kur janë ndërtuar binarët e parë hekurudhorë nga Shkupi deri në Selanik të Greqisë. Në ditët e sotme, rrjeti hekurudhorë në Maqedoni është rreth 900 kilometra. Rrjeti hekurudhorë në Maqedonisë në drejtimin veri – jug është e lidhur me rrjetin hekurudhorë të Serbisë dhe Greqisë. Gjatësia e përgjithshme e infrastrukturës hekurudhore nga Korridori 8 (drejtimi lindje – perëndim) është rreth 306 kilometra në territorin e Republikës së Maqedonisëdhe 154 kilometra (ose 50 %) janë të ndërtuara dhe operative. 89 kilometrat tjera ose 29 % nga gjatësia e përgjithshme, mbetet që të ndërtohet dhe të realizohet lidhja me Bullgarinë. 63 kilometra ose 21 % nga gjatësia e përgjithshme e lidhjes me Shqipërinë mbetet që të ndërtohen në të ardhmen. Komunikacioni hekurudhorë, udhëhiqet nga ndërmarrja publike “Hekurudhat e Maqedonisë”, kurse për momentin, kompania është ofertuesi i vetëm i shërbimeve hekurudhore në shtetin tonë. Modernizimi i ndërtimit të infrastrukturës hekurudhore, bazohet në programin kombëtarë dhe në planin tre vjeçar afarist të N.P. Hekurudhat e Maqedonisë, Infrastruktura Shkup.
Kompania disponon me një park të konsiderueshëm të vagonëve, të cilët mundësojnë:
- Transport konvencional të mallrave me vagonë të hapur ose të mbyllur;
- Transport të mallrave derdhëse (grurë, xehe të bluara dhe të tjera);
- Transport të lëndëve djegëse në gjendje të lëngët, me vagonë të specializuara;
- Transportin e mallrave me kontejnerët e vagonëve me pëlhurë të specializuar;
- Transportin e mallrave me trena me gjiro të rregullta;
- Transportin e dërgesave të posaçme;
- Transportin e kafshëve të gjalla;
- Transportin e materialeve të rrezikshme.
H.M. Transport, posedon terminalin e kontejnerëve në Shkup, Ngarkues, i cili disponon me pajisje përkatëse teknike, që mundëson ngarkimin dhe zbarkimin e kontejnerëve të ngarkuar dhe të zbrazët.
Transporti i kontejnerëve, mund të realizohet deri te çdo stacion i H.M. Transporti, që është e hapur për komunikacionin ngarkues, nëse operacionet ngarkuese – zbarkuese të kontejnerit, realizohet në suaza të vetë vagonit.
H.M. Transporti, ofron shërbime logjistike nga fusha e transportit konvencional të vagonëve dhe kontejnerëve, nëpër binarët në Maqedoni dhe në shtetet e huaja.
Përmes korridorit 10 (Tabanoc – Gjevgjeli, në territorin e Maqedonisë), në jug lidhet me Limanin e Selanikut, kurse në veri realizohet lidhja me shtetet e Ballkanit dhe Evropës.