Energjia

         Në qytetin e Shkupit dhe në përgjithësi në Maqedoni, ekziston një rrjet i gjerë dhe i degëzuar për distribuim dhe furnizim me energji elektrike.EVN Maqedonia, është kompani e cila realizon distribuimin dhe furnizimin me energji elektrike.

         Në tregun e Maqedonisë, kjo kompani depërtoi në vitin 2006, si pjesë e grupacionit EVN. Zhvillimi i sektorit energjetik është prioritet për Republikën e Maqedonisë, në veçanti nëse merret parasysh fakti se 70 % prej hidro potencialit me qasje teknike, është i hapur për investitorët e tanishëm dhe të ardhshëm në këtë sektor.